Top News – Rusia, bombardime me valë…31 të vrarë në fshatin ukrainas, goditi vendstrehimin
03/11/2026 14:03

Të paktën 31 persona u vranë kur forcat ruse bombarduan një shkollë, e cila përdorej si pikë për shpërndarjen e ndihmave humanitare, në një fshat pranë vijës së frontit në rajonin juglindor të Ukrainës, Zaporizhzhia, bëri të ditur një zyrtar rajonal. Mykhailo Semikin, kreu në detyrë i Administratës Ushtarake Rajonale të Zaporizhzhia-s, deklaroi gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në televizionin kombëtar se pesë persona u plagosën, ndërsa rreth 50 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur pas sulmit në fshatin Komyshuvakha. Mes të vrarëve kishte dy anëtarë të ekipeve të shpëtimit dhe katër oficerë policie, njoftuan shërbimet e emergjencës, pasi Rusia kreu një sulm të dyfishtë pas goditjes fillestare. Dy punonjës të tjerë të shpëtimit ndodhen në spital, ku po marrin trajtim mjekësor. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, kishte deklaruar më herët se forcat ruse fillimisht hodhën bomba ajrore mbi shkollën, e cila shërbente si strehimore dhe si pikë për shpërndarjen e ndihmave humanitare çdo të hënë. Në shkollë nuk zhvillohej mësim, tha ai, pasi fshati, i cili ndodhet në juglindje të qytetit kryesor të rajonit, që gjithashtu quhet Zaporizhzhia, është shumë pranë vijës së frontit në luftën që zgjat prej katër vitesh e gjysmë. "Rusët goditën pikërisht në momentin kur njerëzit po mbërrinin, hodhën disa bomba ajrore," tha ai. "Më pas erdhi një goditje e dytë, sërish bomba ajrore, këtë herë mbi vend-strehimin. Një sulm terrorist i poshtër."

Top Channel/ Përplasje Itali-Ukrainë pas sulmit në Libi, Tajani: Zelensky thotë të pavërteta
27/11 19:58
Top News – Stuhitë gjunjëzojnë SHBA-në / Moti i keq godet dy brigjet në festën e Falenderimeve
27/11 15:37
Top News – Trump: Ne morëm Grenlandën! ‘Është sa trefishi i Teksasit’, zemërohet Danimarka
27/11 15:31
Top News – Sanchez premton: Do t’i përmbys sondazhet / Kryeministri sfidues, fushata drejt fundit
27/11 15:21
Top News- Hakerat godasin Forcat Ajrore të SHBA/Hyjnë në platformën ‘Cloud One’, të dhënat në rrezik
27/11 15:14
Top News- Ndihmoi në vrasjen e Borsellinos, çfarë shkruante në letrën e lamtumirës Gianni de Gennaro
27/11 14:43
Top News – Zbut rregullat e eksportit të armëve! Debate në Zvicër, frikë për neutralitetin e vendit
27/11 14:18
Top News – Le Pen ‘terrorizon’ BE-në / Fitorja e mundshme ngjall frikë, liderët përplasen
27/11 13:56
Top News – Turqi-Izraeli përplasje diplomatike / Përleshje në ndeshjen e Beshiktashit dhe Hapoel
27/11 13:52
Top News – Sabotimet ruse në Evropë…Mund të çojnë në ngjarje me viktima të shumta
27/11 13:51
Top Channel/ Trump thirrje Putinit: “Ndalo agresionin në Europë, duhet paqe me Ukrainën”!
27/11 12:05
Top News – ‘Tërhiqu’ nga agresioni në Evropë! Trump ‘urdhëron’ Putinin, shtyn tërheqjen e trupave
27/11 12:01
Top News – Përmbyset anija me 7 tonë naftë / Mesdheu në rrezik ndotjeje, katastrofë në Ibiza
27/11 11:50
Top News – Finalizohet NATO-ja myslimane / Erdogan miraton zyrtarisht marrëveshjen e Mekës
27/11 11:43
Top News – NATO në alarm të kuq, ngre avionët/ Zelenski godet vendlindjen e Putinit, sulme të ashpra
27/11 11:43
Top Channel/ Buxheti “fut në sherr” vendet e BE-së: Samiti i Brukselit mbyllet para kohe!
27/11 11:22
Top Channel/ Liste Serbe “i bën dalje” Beogradit? Çfarë ndodhi në Kuvendin e Kosovës!
27/11 11:18
Top Channel/ Zelensky kritikon miqësinë “e çuditshme” Trump-Putin: “Si të jesh shok me Hitlerin”!
27/11 11:17
Top Channel/SHBA,Ditë Falenderimesh me stuhi: Anulohen qindra fluturime, shtyhet parada në Nju Jork!
27/11 10:46
Top News – “Nuk firmos rritjen e pagave”/ 1 miliard euro rritje pagash, Meloni sfidon magjistratët
27/11 10:00