Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ka rënduar ndjeshëm faturën energjetike të Bashkimit Evropian, duke shkaktuar një kosto shtesë prej 127 miliardë eurosh për importet e naftës dhe gazit. Gjatë fjalës së mbajtur në samitin “WinWin Brussels Summit” në Bruksel, kushtuar sipërmarrjeve të reja, Von der Leyen theksoi se ndërprerja e qarkullimit në këtë rrugë të rëndësishme detare ka sjellë pasoja të konsiderueshme ekonomike për vendet evropiane.