Top News-Votoi në 4 zgjedhje federale pa qenë shtetas amerikan, arrestohet në New Jersey italiani
03/11/2026 23:00

Një shtetas italian 72-vjeçar është arrestuar në New Jersey nga agjentët e Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave në SHBA (ICE), nën dyshimin për mashtrim zgjedhor dhe votim të paligjshëm në zgjedhjet federale amerikane. Sipas një njoftimi të publikuar nga ICE në rrjetin social X, i arrestuari është identifikuar si Andrea Morzetta. Ai dyshohet se ka marrë pjesë në katër procese zgjedhore federale, ndonëse nuk kishte të drejtë vote, pasi nuk është shtetas amerikan. Në reagimin e saj, ICE theksoi se votimi i qëllimshëm nga persona që nuk plotësojnë kriteret ligjore nuk përbën thjesht një shkelje administrative, por mund të përbëjë vepër penale. Agjencia deklaroi gjithashtu se administrata Trump synon të forcojë kontrollet për mbrojtjen e integritetit të zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara. Arrestimi u krye në New Jersey, shtet që zbaton politika të njohura si “strehë”, të cilat kufizojnë bashkëpunimin e autoriteteve lokale me agjencitë federale në çështjet e zbatimit të ligjeve të emigracionit. Ndërkohë, ky nuk është rasti i vetëm i raportuar së fundmi nga autoritetet amerikane. Një shtetas finlandez është arrestuar gjithashtu nga zyra e Filadelfias e Hetimeve të Sigurisë Kombëtare (HSI), strukturë që funksionon në kuadër të ICE-së. Sipas autoriteteve, ai dyshohet se ishte regjistruar për të votuar me synimin për të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2024. Hetimet për të dy rastet lidhen me dyshimet për shkelje të ligjeve federale amerikane që rregullojnë të drejtën e votës për shtetasit e huaj.

Rusia dhe Ukraian takohen me 10 nentor, Merz: Nuk e braktisim Kievin
03/11 23:45
Alarme për bombë në 7 avionë, panik në qiejt e Europës
03/11 23:24
Top News-Votoi në 4 zgjedhje federale pa qenë shtetas amerikan, arrestohet në New Jersey italiani
03/11 23:00
Top News- BE vendos objektivat për anëtarësimin, Shqipëria “merr datën”, vlerësohen reformat
03/11 21:56
Top News – Trump rikthen çështjen e Groenlandës. ‘Europa na bëri dhuratën më të madhe ndonjëherë’
03/11 21:00
Top News – Trump konfirmon sulmet ndaj Iranit. Teherani paralajmëron – E kemi gishtin në këmbëz!
03/11 20:00
Top Channel/ Trump drejt humbjes?! Merr vendimin drastik ditën e zgjedhjeve
03/11 19:34
Top News – Polonia, trupa në kufi me Rusinë /‘Incident shqetësues’, frikë për ndërhyrje të armatosur
03/11 15:18
Top News – Trump do thyejë ‘tabunë’ bërthamore/Sulm bërthamor mbi Iran, paralajmëron agjenti i CIA-s
03/11 15:15
Top News – Përplasen me njëri tjetrin helikopterët / Aksident në lartësi, do uleshin në Everest
03/11 15:07
Top News – Alarm i kuq në aeroportet evropiane / Kërcënime me bombë në katër avionë, masa emergjente
03/11 14:56
Top Channel/ BE “ndez” motorët për Malin e Zi? Marrëveshja e anëtarësimit në qershor 2027!
03/11 14:45
Top News – ‘Ne do ta vrasim Trumpin’ / Teherani mbushet me postera e banderola kërcënuese
03/11 14:09
Top News – Rusia, bombardime me valë…31 të vrarë në fshatin ukrainas, goditi vendstrehimin
03/11 14:03
Top News – Trump bombardon Iranin ditën e zgjedhjeve / ‘Sulm i fshehtë’ në ishullin strategjik
03/11 12:18
Top News – Zelenski sfidon Donald Trumpin / Shkrumbon rafineritë ruse të naftës gjatë natës
03/11 12:05
Top News – Paqeruajtësit evropianë në Ukrainë / Do të lejohen t’u përgjigjen me zjarr rusëve
03/11 11:55
Top News – Lufta zgjerohet në Detin e Zi / Rusia vë në provë ‘vijat e kuqe’ të NATO-s
03/11 11:55
Top Channel/ SHBA sulm Iranit para zgjedhjeve, por “jo goditje të tjera”: Bie çmimi i naftës!
03/11 11:48
Top News – Rusia dhe Ukraina në një tryezë / SHBA njofton takimin më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dabi
03/11 11:46