Shtatë avionë pasagjerësh nëpër Evropë, dy prej të cilëve ishin nisur nga Mbretëria e Bashkuar, kaluan momente paniku në ajër, pasi u përballën me kërcënime të dyshuara me bombë. Dy fluturime të kompanisë Ryanair, njëri i nisur nga Dublini dhe tjetri nga Lisbona, u kontrolluan pasi u ulën në Romë, pas njoftimeve anonime; megjithatë, nuk u gjet asnjë lëndë shpërthyese. Fluturimi nga Dublini u shoqërua nga Forcat Ajrore Italiane deri në momentin e uljes. Autoritetet kanë kontrolluar avionë edhe në Poloni, Spanjë dhe Bullgari. Edhe pse zyrtarisht nuk ka ndonjë lidhje mes tyre, autoritetet e vendeve të ndryshme do të bashkëpunojnë për të vlerësuar nëse bëhet fjalë për një sulm të koordinuar, të hartuar për të shkaktuar çrregullime në hapësirën ajrore.