Zgjedhjet e mesmandatit nuk e kanë ndalur ritmin e sulmeve të SHBA ndaj Iranit. Sulmet janë konfirmuar edhe nga vetë presidenti amerikan, Donald Trump, i cili tha se SHBA-të kishin goditur një strukturë kundërajrore në Ngushticën e Hormuzit, duke e cilësuar operacionin si një “sulm të vogël”. I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Iranit, i cili theksoi se nuk ka frikë të kundërpërgjigjet, por ende shpreson në një zgjidhje diplomatike të konfliktit. Sipas mediave iraniane, ajo që Trump e cilësoi si një sulm të vogël lidhet me pesë shpërthime të njëpasnjëshme.