Amerikanët në të 50 shtetet po votojnë sot për zgjedhjet e mesmandatit, që janë vendimtare për Donald Trump dhe mund të përcaktojnë kapitullin e fundit të presidencës së tij. Republikani përballet me një sprovë kyçe politike, e cila do të tregojë se kush do të marrë në dorë frerët e Kongresit. Mes rrezikut në rritje për fuqinë e tij politike, por edhe të ardhmen e partisë së tij, presidenti Donald Trump njoftoi një vendim të rëndësishëm, ndërsa amerikanët votojnë.