Të mërkurën Komisioni Evropian do të paraqesë një udhërrëfyes për përfundimin e negociatave të anëtarësimit me Malin e Zi, Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën, raporton Top Channel. Udhërrëfyesi disponohet nga përfaqësitë e Malit të Zi, Shqipërisë, Moldavisë dhe Ukrainës në Bruksel. Sipas Top Channel, komisioni ka vlerësuar përparimin e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë. “Shqipëria duhet të ruajë ritmin e reformave, duke i kushtuar vëmendje si shpejtësisë, ashtu edhe cilësisë së tyre. Megjithatë, njësoj si në vendet e tjera të rajonit, polarizimi politik, dobësitë në kontrollin parlamentar dhe përdorimi i tepruar i procedurave të përshpejtuara për miratimin e ligjeve vazhdojnë të ndikojnë negativisht në cilësinë e qeverisjes demokratike”., shkruhet në draft sipas Top Channel.