Zhvillime të reja diplomatike dhe ushtarake shënojnë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, do të presë më 5 nëntor në Shtëpinë e Bardhë zyrtarë nga Rusia dhe Ukraina, në një takim që Shtëpia e Bardhë e ka cilësuar si një “moment të jashtëzakonshëm për Amerikën”. Gjatë aktivitetit, Melania Trump pritet të bëjë gjithashtu një deklaratë lidhur me armëpushimin në Oleshky, në orën 11:00 sipas orës lokale, ose 17:00 sipas orës amerikane.