Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka rikthyer vëmendjen te Groenlanda, duke e cilësuar ishullin si “dhuratën më të madhe” që Shtetet e Bashkuara kanë marrë ndonjëherë nga Evropa. “Evropa ishte e mirë. Ata thjesht u dhanë Shteteve të Bashkuara dhuratën më të madhe që kemi marrë ndonjëherë. E dini çfarë ishte? Groenlanda”, deklaroi Trump në një intervistë për Fox News. Fragmenti i intervistës u publikua edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit në llogarinë e tij zyrtare në X.