Kryeministri polak, Donald Tusk, deklaroi se ushtria është mobilizuar pasi pranë zonës kufitare u pikasën “individë me elektrikë dore”. Ai tha se personat e paidentifikuar vinin nga Kaliningradi, enklava ruse e vendosur mes Polonisë dhe Lituanisë, përgjatë bregdetit të Detit Baltik. Policia dhe forcat kundër terrorizmit u dërguan menjëherë në zonë për të mbështetur oficerët e Rojës Kufitare. Në një deklaratë, Tusk u shpreh: “Pak pas mesnatës, mora informacion nga Roja Kufitare se ishin vërejtur lëvizje shqetësuese në kufirin polako-rus, në veri. Bëhej fjalë për disa individë me elektrikë dore. Ne mobilizuam shpejt forcat dhe burimet e duhura në atë zonë dhe arritëm të parandalonim çdo përpjekje për provokim. Nëse ky ishte qëllimi, sigurisht që nuk do të mund ta konfirmojmë kurrë plotësisht.