Një turist indian humbi jetën dhe një shtetas nga Zelanda e Re mbeti i plagosur, pasi dy helikopterë u përplasën dhe u rrëzuan teksa përpiqeshin të uleshin në rajonin e Everestit në Nepal, të martën, njoftoi policia. Helikopterët e vegjël përdoren gjerësisht në këtë vend të Himalajeve për transportin e turistëve, alpinistëve dhe furnizimeve, si dhe për kryerjen e evakuimeve emergjente.