Katër avionë janë bërë shënjestër e kërcënimeve me bombë mëngjesin e të martës. Alarmet shqetësuese bënë që dy avionë të ndaloshin në kryeqytetin e Polonisë, një në Spanjë dhe një i tretë në Bullgari. Kjo ndodh më pak se 24 orë pasi një avion luftarak u ngrit me urgjencë për të shoqëruar një fluturim të "Ëizz Air" nga Londra, i cili kreu një ulje emergjente në Budapest pas një kërcënimi tjetër me bombë. Një fluturim i linjës polake nga Londra, me 181 persona në bord, u devijua drejt Aeroportit "Modlin" të Varshavës pas alarmit tronditës rreth orës 09:45 të mëngjesit. Shërbimet e emergjencës dhe njësitë për çaktivizimin e bombave mbërritën me shpejtësi në vendngjarje, ndërsa aeroporti u izolua.