Më 20 Tetor nis Maratona e Tiranës. Tirana është gati të mirëpresë rreth katër mijë vrapues nga vende të ndryshme të botës, të cilët do të marrin pjesë në edicionin e 8-të Maratonës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me organizatorët dhe vullnetarët e ngjarjes për të koordinuar detajet e fundit dhe mbarëvajtjen e eventit.