Qytetarët në Prishtinë nuk i fshehin pakënaqësitë me zhvillimet e fundit politike në vend. Pas një kalvari vështirësisë për të krijuar qeverinë e re të vendit, tani forcat politike nuk po munden të zgjedhin një president të ri. Vetë qytetarët mendojnë se në këto kushte duhet një zgjidhje kombëtare dhe duhen evituar zgjedhjet. "Besoj që nuk është ashtu, nuk duhet me shku në zgjedhje, duhet domosdo me bërë një zgjidhje meritore, një zgjidhje kombëtare, jo një zgjidhje dosido. Nuk duhet të shkohet në zgjedhje se u bëmë horë e botës, absolut"