Kuvendi i Kosovës miratoi me 63 vota pro projektligjin për vendosjen e çmimeve tavan për produktet ushqimore. Projektligji u miratua në një seancë të jashtëzakonshme të mbajtur mbrëmjen e së premtes, por të bojkotuar nga partitë opozitare. Partia Demokratike e Kosovës tha se nuk mbështet shkeljen e procedurave parlamentare për miratimin e këtij ligji. Nga LDK akuzon Vetëvendosjen se për qëllime elektorale po përshpejton procedurat për miratimin e dhjetë projektligjeve.