Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim lamtumire më 12 tetor me komandantin në largim të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, gjeneralmajorin Özkan Ulutaş në Prishtinë. Gjatë diskutimeve për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon dhe bashkëpunimin e mes KFOR-it dhe institucioneve të sigurisë së Kosovës, gjeneralmajor Ulutaş rikonfirmoi përkushtimin e KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës. Gjatë takimit u diskutua edhe për rrugën e Kosovës drejt NATO-s, ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policisë së vendit.