Deklarata e komisioneres së Bashkimit Europian për Zgjerim Marta Kos se ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë është i paparanueshëm, ka ngjallur reagime nga partitë parlamentarë të Kosovës. Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK që propozoi ligjin e miratuar pak ditë më parë, Vlora Çitaku, tha se Kosova nuk synon t’i shmanget drejtësisë, por që procesi i deformuar të kthehet në binarë të drejtë.