Senatori amerikan Dick Durbin ka vlerësuar se propozimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për shndërrimin e kampit Bondsteel në një bazë të përhershme ushtarake amerikane meriton shqyrtim serioz. Sipas tij, Qeveria e Kosovës ka propozuar edhe një marrëveshje financiare për këtë qëllim, e cila nuk do të përbënte një barrë të madhe financiare.