Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se rinisja e Dialogut Strategjik me Kosovën varet nga krijimi i kushteve të përshtatshme, përfshirë përmbushjen e zotimeve të Prishtinës ndaj komunitetit serb. DASH përsëriti qëndrimin e shprehur më herët, pa specifikuar nëse Kosova ka shënuar përparim apo cilat masa konkrete priten nga autoritetet e saj.