Një burrë ka vrarë gruan e tij dhe të vëllain e saj në Livoç të Ulët të Gjilanit. Policia e Kosovës ka konfirmuar se i dyshuari ka shtënë në drejtim të viktimave kur të njëjtit ishin në veturë, derisa ka lënë edhe një person tjetër të plagosur. Vdekja e viktimës, mashkull është konstatuar në vendin e ngjarjes, ndërkohë, gruaja është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Gjilanit.