BE ka përsëritur qëndrimin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke thënë se kjo bie ndesh me obligimet ndërkombëtare të Kosovës. Zëdhënësi i BE, Christian Ëigand u pyet rreth ‘paradoksit’ së Dhomës Kushtetuese brenda Dhomave të Specializuara dhe Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë që mund ta interpretonin ligjin. Diplomati shmangu përgjigjen e qëndrimit politik të Bashkimit Europian për Dhomat e Specializuara të Kosovës, ndërsa tha se për këtë çështje do të mund të përgjigjej më gjerësisht ekipi.