Shqipëria pritet të formalizojë në 13 tetor në Luksemburg mbylljen e Kapitullit 20, gjatë Konferencës Ndërqeveritarë me BE-në. Mbyllja e kapitullit që trajton fusha si përmirësimi i klimës së biznesit, konkurrueshmëria, investimet dhe mbështetja për ndërmarrjet e vogla e të mesme, është paraqitur nga kryeministrit Edi Rama si hap përpara drejt objektivit historik të integrimit europian.