Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së dhe ndryshimet e miratuara në Ligjin për Gjykatën Speciale kanë nxitur mosmarrëveshje të reja mes politikës kosovare dhe aleatëve perëndimorë. Për herë të parë, në këtë përplasje është përfshirë edhe PDK-ja, e cila më parë kritikonte Qeverinë Kurti për dëmtimin e raporteve me partnerët ndërkombëtarë.