Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, e ka vlerësuar si hap pozitiv themelimin e grupit punues për hartimin e strategjisë shtetërore për mbështetjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në procesin gjyqësor në Hagë. Hamza u ndal edhe te shqetësimet e ngritura nga komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, lidhur me Ligjin e sapomiratuar për Dhomat e Specializuara. Ai kundërshtoi atë që e cilësoi si ndërhyrje dhe presion ndaj institucioneve të vendit, duke theksuar se Kuvendi ka të drejtë të ushtrojë mandatin e tij dhe të miratojë ligje që i konsideron të rëndësishme për mbrojtjen e vlerave shtetërore dhe të luftës çlirimtare.