Rreth tre muaj kohë ka Kosova që të përmbushë 27 hapa të reformave e t`i raportojë Bashkimit Evropian për punën e bërë. Reformat që duhet të përmbushen deri në fund të muajit dhjetor, sipas Bashkimit Evropian, kanë vlerën 165.8 milionë euro. Në një reagim për “KOHA”, a Zyra e BE-së në Kosovë thotë se përmbushja e hapave deri në muajin qershor është ende duke u vlerësuar.