Fusha e studimit ‘Biznes, Administratë dhe Ligj’, është me e përzgjedhura nga studentët në Kosovë, sipas Agjencisë së Statistikave, për vitin akademik 2025/2026. Sipas ASK, 5 416 studentë, që përbëjnë 30,8% të numrit të përgjithshëm të studentëve të regjistruar, kanë përzgjedhur degën “Biznes, Administratë dhe Ligj” për nivelin Bachelor, duke vazhduar si fusha e studimit më e preferuara në vend. Në anën tjetër, numri më i vogël i regjistrimeve është shënuar në fushën “Bujqësi, pylltari, peshkim dhe veterinari”, me 259 studentë ose 1,5% të totalit, thuhet në njoftim.