Top News – Shoqërohet në polici Florenc Hoxha/ U konfliktua me një preson në zonën e Vaqarrit
22/04/2021 11:24

Policia ka shoqëruar Florenc Hoxhën, një eksponent të njohur të PD-së, i cili aktualisht është angazhuar në të ashtuquajturit grupet për mbrojtjen e votës nga partia më e madhe e opozitës. Ish-drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës Florenc Hoxha është proceduar penalisht nga Policia, për shkak se ka qenë pjesë e një konflikti me një shtetas tjetër në zonën e Vaqarrit në Tiranë, mesditën e së mërkurës. Hoxha është konfliktuar me shtetasin Bledar Goga, i cili kishte një makinë me ushqime, dhe do t’i shpërndante për banorët e zonës. Sipas ish-zyrtarit të PD-së i cili është pjesë e fushatës së demokratëve, ushqimet po shpërndaheshin me qëllim blerjen e votave, dhe joshjen e qytetarëve, ndërkohë që socialistët pretendojnë se ato ishin për besimtarët myslimanë, në kuadër të muajit të Ramazanit. Hoxha i ka bllokuar fillimisht rrugën me makinë shtetasit Goga, dhe më pas dyshohet se janë zënë me grushte me njëri-tjetrin. Pas ngjarjes Goga ka braktisur mjetin me ushqime, të cilat më pas sipas kandidatit për deputet Belind Këllici, u fshehën pranë komisariatit numër 6 në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurori, qofte për Hoxhën, ashtu edhe për pretendimet e PD për blerje votash. Ndërkohë që mësohet se administratori i zonës së Vaqarrit, Gentian Myrta në një reagim në Facebook shkruan se Florenc Hoxha ndaloi një vakt iftar për Ramazan për shpërndarjen e ushqimeve. Këto pako me ushqime ishin të shoqatës Firdeus. “100 banorë të lagjes Ibra, në Vaqarr, sot presin të çelin iftarin, falë dhe bujarisë së shoqatës Firdeus. Por dhuna e ushtruar nga Florenc Hoxha dhe “krushqit e tjerë të inatosur” të shpurës së Dhëndërrit Basha, ndaj djemve shërbëtorë, e ka ndaluar shpërndarjen e ushqimit. Marrëzia e Presidentit nuk ka fund. Si mundet t’u mohosh besimtareve bujarinë e Zotit? Apo edhe iftari duhet shpërndarë me dekret presidencial?”, shkruan Myrta.

Top Channel/Shqipëria memorandum bashkëpunimi me ENI,Karakaçi:HUB Kombëtar për produktet energjetike
23/06 18:11
Top Channel/ Makina përfshihet nga flakët sapo del nga tuneli i Krrabës, zjarrfikësit në vendngjarje
23/06 18:10
Top Channel/Kampusi i ri i Universitetit në Durrës, prezantohet projekti i katërt ndërkombëtar
23/06 17:42
Top Channel/ “Nuk dal në protestë”, Braçe për tubimet qytetare: Aty ka 7-8 agjenda, disa…
23/06 17:41
Top Channel/ Qeveria shqiptare marrëveshje me kompaninë energjetike Eni, Rama: Kam besim absolut…
23/06 17:17
Top Channel/ Marrëveshja me Eni, Rama:Kjo kompani e re aleat shumë i rëndësishëm i publikut shqiptar
23/06 17:17
Top Channel/ Marrëveshja me kompaninë energjetike italiane, Ibrahimaj:Fillimi i një procesi…
23/06 16:58
Top Channel/ Zbuloi romancën e fshehtë të Putinit, vdes në mënyrë misterioze gazetari rus: Dyshim…
23/06 15:49
Top Channel/ Kompania “2A Group” bllokon me kamionë hyrjen e punonjësve dhe mjeteve të “Mabco”
23/06 15:28
Top Channel/ I vë flakën bashkëshortes nga xhelozia. Arrestohet 69-vjeçari në Prrenjas
23/06 15:28
Top Channel/ Sa dinë për flamingot? Protestuesit ndahen mes mbrojtjes së natyrës e revoltës politike
23/06 15:09
Top Channel/ Rama: Goxhaj, Manipulator, gjysmë taleban. Publikon dokumentin e ish-komandantit të UÇK
23/06 15:02
Top Channel/ SHBA zbut situatën, lehtëson sanksionet e naftës së Iranit! Teherani i prerë: Jo pakt
23/06 15:02
Top News – RENEA, sërish duarbosh për Ylli Zallën. Operacioni ‘dekonspirohet’, kapet bashkëfshatari
23/06 14:56
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Vlorë, përplasen dy makina, plagosen tre persona
23/06 14:49
Top News – PD, ndërkombëtarizon kërkesat e protestës. Berisha: Ne kemi mbrojtur kauzën e qytetarëve
23/06 14:48
Top Channel/ Prezantohet projekti i 2 në konkursin ndërkombëtarë për Kampusin Universitar në Durrës
23/06 14:48
Top Channel/ Konkursi Ndërkombëtarë për Kampusin Universitar në Durrës, prezantohet projekti i parë
23/06 14:20
Top News – Policët, 60 vjeç në pension. Propozimi i PD ul moshën e largimit nga uniformat blu
23/06 14:13
Top News – Policia gjen hashash në Krujë. Asgjësohen sasi e konsiderueshme bimësh ‘pa pronarë’
23/06 13:59