Top News – Shkollat në Kosovë janë gati / 65 për qind e mësuesve janë vaksinuar
26/09/2021 14:31

Ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci thotë se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura, që viti i ri shkollor të nisë më 27 shtator. Ajo bëri të ditur se më shumë se 65 për qind e mësimdhënësve dhe stafit që punon në shkolla janë të vaksinuar me dy dozat e vaksinës kundër koronavirusit, ndërkaq me një dozë janë vaksinuar mbi 90 për qind. “Përkundër progresit në vaksinimin e popullsisë, e në veçanti të punonjësve të arsimit, ky vit shkollor mund të jetë shumë sfidues. Prandaj është e domosdoshme të respektohen masat mbrojtëse të rekomanduara nga profesionistët shëndetësorë. Kjo është mënyra më e mirë për të vënë nën kontroll pandeminë, duke i kontribuar mbarëvajtjes së procesit mësimor dhe ruajtjes së shëndetit publik”, tha ministrja Nagavci përmes një postimi në Facebook. Sipas masave të reja, që hyjnë në fuqi të hënën, më 27 shtator, do të lejohet nisja e mësimit në arsimin parauniversitar me prezencë fizike në shkolla. Të pranishëm në klasa duhet të jenë jo më shumë se 20 nxënës. Përveç mësimit me prezencë fizike do të organizohet edhe mësimi nga distanca.

Top News – PDK kërkon Ligjin për Specialen / Mbledh organet drejtuese pas takimit me Kurtin
04/10 15:12
Top News – LDK dhe PDK në lojën e Kurtit / ‘Vetëm Aleanca qëndroi drejt’, reagon nënkryetari
04/10 15:05
Top News – Edhe tre ditë kohë për Presidentin…Kosova në limite, afati kushtetues drejt përfundimit
04/10 15:04
Top News – Vuçiç po përdor Kosovën si levë / Eksperti: Serbia dhe Rusia me strategji të njësuar
04/10 14:54
Top Channel/ “Aprovoni ligjin për Specialen”. 18 ditë protesta në Prishtinë kundër Hagës
03/10 23:26
Top Channel/ S’ka pakt për Presidentin. Bedri Hamza i vë kusht akordin për Specialen, Kurtit
03/10 23:23
Top Channel/ Si e dinte Macron që Thaci do dënohej rëndë? Avokati përmend takimin me Vucic!
03/10 17:40
Top Channel / “Dënim dhe falje nga Presidenti”, PDK kërkon kufizim të juridiksionit të Speciales
03/10 15:21
Top Channel / Avokati I Thaçit pyet nëse Macron e dinte dënimin përpara shpalljes së vendimit
03/10 12:25
Top Channel / Specialja, qeveria hap rrugën / PDK kërkon votim para 6 tetorit
03/10 12:21
Top News- ‘Tym i zi’ në takimin Kurti-Hamza/ Kreu i PDK: Nuk pati marrëveshje, diskutimet vijojnë
02/10 22:20
Top Channel/ Kurti-Hamza, s’ka marrëveshje për presidentin e ri, kreu i PDK: Do takohemi sërish
02/10 19:52
Top News-‘Prioritet zgjedhja e presidentit’/Haxhiu: Mund t’i drejtohem Kushtetueses për mandatin tim
02/10 17:30
Top News- Kurti nis komunikimet me opozitën: Fundjava, vendimtare për marrëveshjen për presidentin
02/10 12:48
Top News- ‘Demonstratat paqësore, e drejtë themelore’/ BE për protestat në Kosovë pas aktgjykimit
02/10 10:23
Top Channel/ Protesta kombëtare në Kosovë, mijëra njerëz në shesh për UÇK
01/10 19:37
Top Channel/ “Historia e UÇK nuk preket”! Von der Leyen në Prishtinë: 1999 i skalitur në memorie!
01/10 19:29
Top News- ‘Dënimet në Hagë nuk njollosin UÇK’ / Von der Leyen nga Prishtina: Përgjegjësi vetjake
01/10 17:16
Top Channel/ Von der Leyen në Kosovë. Shefja e KE-së, takime me liderët në Prishtinë
01/10 15:41
Top Channel/ Gjykata Speciale: Kosova nuk është konsultuar me ne për ndryshimin e ligjit!
01/10 15:02