Partia demokratike e kosovës mblodhi të dielën kryesinë dhe grupin e saj parlamentar për të diskutuar për projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuar dhe zgjedhjen e presidentit. Kreu i PDK-së, Bedri Hamza u takua një ditë më parë me kreun e lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, por takimi nuk coi në asnjë marrëveshje. Hamza tha se PDK është e gatshme të kontribuojë në zgjedhjen e presidentit të Kosovës, por vetëm pasi Kuvendi të miratojë ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara.