Protestat e qytetarëve në Prishtinë kanë hyrë në ditën e 18, duke kundërshtuar aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të shtunën, protestuesit marshuan nga sheshi “Skënderbeu” deri të hyrja e Kuvendit të Kosovës. Nga aty, kërkuan aprovimin e projektligjit për plotësim ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, i proceduar së fundmi nga qeveri në parlament.