Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje partive politike që të vazhdojnë takimet për arritjen e një konsensusi për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Haxhiu ka theksuar se koha deri më 6 tetor është e kufizuar dhe se partitë duhet të dëshmojnë vullnet për të arritur një marrëveshje.