Qeveria e Kosovës i ka hapur rrugë nismës së Partisë Demokratike të Kosovës për ndryshimet e ligjit për Dhomat e Specializuara. Natën e së premtes, ekzekutivi miratoi vendimin duke konstatuar se nuk ka pengesa ligjore për procedimin e këtij projektligji.