Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vizitoi të enjten Kosovën në kuadër të turit të saj Ballkanik. Në aeroportin e Prishtinës, ajo u prit me protesta nga të rinjtë që në duar mbanin thirrjen “JO NË EMRIN TIM”. Në kundërshtim të aktgjykimit të Dhomave të Specializuara dhe përcjelljen e këtij mesazhi, u bllokuan edhe dy rrugë që të çojnë në aeroport dhe anasjelltas. Kësisoj, eskorta e presidentes së Komisionit Evropian u desh përdorte rrugë alternative për të arritur në takimet, fillimisht me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiun e pastaj me kryeministrin, Albin Kurtin.