Si 29 vjet më parë kur kundërshtohej regjimi i Serbisë, edhe këtë të enjte dhjetëra mijëra qytetarë marshuan në Prishtinë. Këtë 1 tetor, për të kundërshtuar dënimin e atyre që luftuan atë regjim. “Jo në emrin tim”, vazhdoi të jehojë në kryeqytet si përgjigje ndaj aktgjykimit të padrejtë të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.