Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic, ka ngritur disa pikëpyetje lidhur me një deklaratë të presidentit serb, Aleksandar Vuçic për takimin e tij me presidentin francez, Emmanuel Macron më mesin e shtatorit në Paris. Avokati bëri me dije se Vucic ka deklaruar në një video se gjatë takimit me një “lider europian dhe botëror”, ky i fundit i kishte treguar se Thaçi do të merrte “një denim shumë të rëndë”.