Kjo fundjavë është vendimtare për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, ka deklaruar kryeministri Albin Kurti, I cili zhvilloi dhe nëj takim me kreun e PDK, Bedri Hamza. Takimi mes tyre zgjati rreth 2 orë por përfundimi ishte I njëjtë: Nuk prodhoi asnjë marrëveshje. Afati për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Partia Demokratike e Kosovës, si subjekti i dytë më i madh në Kuvend, ka deklaruar se është e gatshme të diskutojë për zgjedhjen e presidentit, por ka kushtëzuar përfshirjen në këtë proces me miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.