Top News- Kurti nis komunikimet me opozitën: Fundjava, vendimtare për marrëveshjen për presidentin
02/10/2026 12:48
Kjo fundjavë është vendimtare për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, ka deklaruar kryeministri Albin Kurti. Ai tha se ka nisur komunikimet me liderët e partive opozitare për çështjen e zgjedhjes së të parit të vendit.