Kanë mbetur vetëm edhe tre ditë deri në përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës, ndërsa partitë politike parlamentare po vazhdojnë përpjekjet e tyre për të gjetur një marrëveshje lidhur me këtë çështje. Ndërkohë, zhvillimet politike të një dite më parë u përqendruan në takimet mes liderëve të partive, ndonëse, përpjekjet e tyre nuk sollën asnjë dakordësim për presidentin.