Top News – Raketa hipersonike Zircon/ Testohet me sukses arma ‘e pathyeshme’ e Putinit
19/07/2021 19:57

Rusia tha të hënën se kishte kryer një tjetër test të suksesshëm në raketës së saj hipersonike Zircon, një risi kjo në një arsenal armatimesh që nga presidenti Vladimir Putin e quan të Pathyeshëm. Moska, vitet e fundit, është përfshirë nga ethet e zhvillimit të armëve futuristike që ajo shpreson se do ti japin një pozicion të ri në garën e armatimit me SHBA në një kohë tensionesh në rritje me perëndimin. Pamjet e shpërndara nga ministria e mbrojtjes, tregojnë luftanijen Admirali Gorshkov, të lëshojë një raketë kruizë mbi një shënjestër në detin Barents, në rusinë veriore. Raketa Zircon, qëlloi me sukses objektivin në një rreze prej mbi 350 km. Shp[ejtësia maksimale e fluturimit të saj arriti në Mach 7”, tha ministria në një deklaratë. Putin foli për zhvillimin e armës së re në një fjalim para kombit në shkurt 2019, duke thënë se ajo mund të godiste objektiva në det dhe në tokë në një rreze prej 1 mijë kilometrash dhe me një shpejtësi Mach 9. Ministria e mbrojtjes ka thënë se planifikon të pajisë si luftanijet ashtu edhe nëndetëset me raketën Zircon. Kjo e fundit i është nënshtruar disa testimeve dhe në tetor të vitit të shkuar Putin e cilësoi një prej tyre si një event të madh jo vetëm për forcat e armatosura por për të gjithë rusinë. Moska ka bërë përpara me zhvillimin e disa armëve që evitojnë sistemet ekzistuese të mbrojtjes, përfshirë raketat ndërkontinentale Sarmat dhe raketat kruiz Burevestnik. Ekspertët perëndimorë e kanë lidhur një shpërthim vdekjeprurës në një site testimi në rusinë veriore në 2019-ën, që shkaktoi një rritje të ndjeshme të niveleve të radioaktivitetit, me raketën kruiz bërthamore Burevestnik, të prezantuar nga Putini në 2018-ën.

Top News- BE vendos objektivat për anëtarësimin, Shqipëria “merr datën”, vlerësohen reformat
03/11 21:56
Top News – Trump rikthen çështjen e Groenlandës. ‘Europa na bëri dhuratën më të madhe ndonjëherë’
03/11 21:00
Top News – Trump konfirmon sulmet ndaj Iranit. Teherani paralajmëron – E kemi gishtin në këmbëz!
03/11 20:00
Top Channel/ Trump drejt humbjes?! Merr vendimin drastik ditën e zgjedhjeve
03/11 19:34
Top News – Polonia, trupa në kufi me Rusinë /‘Incident shqetësues’, frikë për ndërhyrje të armatosur
03/11 15:18
Top News – Trump do thyejë ‘tabunë’ bërthamore/Sulm bërthamor mbi Iran, paralajmëron agjenti i CIA-s
03/11 15:15
Top News – Përplasen me njëri tjetrin helikopterët / Aksident në lartësi, do uleshin në Everest
03/11 15:07
Top News – Alarm i kuq në aeroportet evropiane / Kërcënime me bombë në katër avionë, masa emergjente
03/11 14:56
Top Channel/ BE “ndez” motorët për Malin e Zi? Marrëveshja e anëtarësimit në qershor 2027!
03/11 14:45
Top News – ‘Ne do ta vrasim Trumpin’ / Teherani mbushet me postera e banderola kërcënuese
03/11 14:09
Top News – Rusia, bombardime me valë…31 të vrarë në fshatin ukrainas, goditi vendstrehimin
03/11 14:03
Top News – Trump bombardon Iranin ditën e zgjedhjeve / ‘Sulm i fshehtë’ në ishullin strategjik
03/11 12:18
Top News – Zelenski sfidon Donald Trumpin / Shkrumbon rafineritë ruse të naftës gjatë natës
03/11 12:05
Top News – Paqeruajtësit evropianë në Ukrainë / Do të lejohen t’u përgjigjen me zjarr rusëve
03/11 11:55
Top News – Lufta zgjerohet në Detin e Zi / Rusia vë në provë ‘vijat e kuqe’ të NATO-s
03/11 11:55
Top Channel/ SHBA sulm Iranit para zgjedhjeve, por “jo goditje të tjera”: Bie çmimi i naftës!
03/11 11:48
Top News – Rusia dhe Ukraina në një tryezë / SHBA njofton takimin më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dabi
03/11 11:46
Top News – SHBA është sot një ‘fushëbeteje’ / Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesit të mandatit
03/11 11:46
Top Channel/ OpenAI: Dan Driscoll emërohet këshilltar për sigurinë kombëtare
03/11 11:35
Top Channel/ Nvidia i mbyll dyert Kinës. Gjiganti amerikan vendos kufizime për klientët kinezë
03/11 11:25