Top News – Trump bombardon Iranin ditën e zgjedhjeve / ‘Sulm i fshehtë’ në ishullin strategjik
03/11/2026 12:18

Shtetet e Bashkuara sulmuan ishullin strategjik iranian të Keshmit, konfirmuan zyrtarët amerikanë. Ky është sulmi i fundit në një varg operacionesh ushtarake kundër Iranit, të cilat nuk janë bërë publike më parë. Operacionet vazhdojnë, ndonëse presidenti amerikan, Donald Trump, e minimizoi mundësinë e shpërthimit të një lufte të re në shkallë të gjerë. Sulmet ndodhën vetëm disa orë para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA dhe në një kohë kur Trump mban një qëndrim më të butë publik ndaj Iranit. Pasi për javë të tëra paralajmëroi se SHBA-ja mund të niste një ofensivë të re ushtarake kundër Iranit pas zgjedhjeve, Trump, të hënën, e përjashtoi mundësinë e një sulmi të menjëhershëm dhe sinjalizoi se mund të arrihej një marrëveshje përmes diplomacisë. I pyetur nga gazetarët nëse po shqyrtonte mundësinë e sulmeve ndaj Iranit pas zgjedhjeve, Trump u përgjigj: “Jo”. Megjithatë, zyrtarë të administratës amerikane i thanë gazetës The Ëall Street Journal se Trump ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar dhe se po shqyrton mundësi të ndryshme. Kjo tregon një dallim mes deklaratave publike të presidentit, që sugjerojnë ulje të tensioneve me Iranin, dhe operacioneve ushtarake amerikane që vazhdojnë. Sipas gazetës The Ëall Street Journal, e cila citon zyrtarë amerikanë, sulmi i fundit ishte pjesë e një serie sulmesh të kufizuara që SHBA-ja kreu në fshehtësi kundër Iranit, gjatë javëve të fundit. Disa zyrtarë i përshkruan këto operacione si masa mbrojtëse, që synojnë të dobësojnë aftësinë e Iranit për të kërcënuar anijet tregtare në Ngushticën e Hormuzit. Një zyrtar amerikan i tha gazetës se administrata kishte vendosur qëllimisht që të mos i bënte publike këto operacione, për të shmangur përshtypjen se SHBA-ja po përgatitej të rifillonte një fushatë të gjerë ushtarake. Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, IRNA, raportoi ndërkohë se ishin dëgjuar shpërthime në ishullin Keshm. Ishulli ndodhet në hyrje të Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme detare në botë për transportin e naftës dhe të burimeve të tjera të energjisë. Sipas gazetës The Ëall Street Journal, në ishull ndodhen një bazë e madhe nëntokësore raketore, një bazë detare dhe një impiant i madh për shndërrimin e ujit të detit në ujë të pijshëm.

Top News – Trump bombardon Iranin ditën e zgjedhjeve / ‘Sulm i fshehtë’ në ishullin strategjik
03/11 12:18
Top News – Zelenski sfidon Donald Trumpin / Shkrumbon rafineritë ruse të naftës gjatë natës
03/11 12:05
Top News – Paqeruajtësit evropianë në Ukrainë / Do të lejohen t’u përgjigjen me zjarr rusëve
03/11 11:55
Top News – Lufta zgjerohet në Detin e Zi / Rusia vë në provë ‘vijat e kuqe’ të NATO-s
03/11 11:55
Top Channel/ SHBA sulm Iranit para zgjedhjeve, por “jo goditje të tjera”: Bie çmimi i naftës!
03/11 11:48
Top News – Rusia dhe Ukraina në një tryezë / SHBA njofton takimin më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dabi
03/11 11:46
Top News – SHBA është sot një ‘fushëbeteje’ / Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesit të mandatit
03/11 11:46
Top Channel/ OpenAI: Dan Driscoll emërohet këshilltar për sigurinë kombëtare
03/11 11:35
Top Channel/ Nvidia i mbyll dyert Kinës. Gjiganti amerikan vendos kufizime për klientët kinezë
03/11 11:25
Top Channel/ Demokratët në SHBA, shpresa të mëdha për fitore: Por a kanë të drejtë sondazhet?!
03/11 11:14
Top Channel/ Zgjedhjet në SHBA, gratë drejt arritjeve historike: Përbëjnë 51% të popullsisë, por..!
03/11 11:08
Top Channel/ Merz kërkon sovranitet dixhital: Zgjerim “të rrufeshëm” të Inteligjencës Artificiale!
03/11 11:07
Top News – Netanjahu telefonon Vuçiç. Humbën zgjedhjet, por ‘forcuan miqësinë mes dy vendeve’
03/11 10:17
Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00
Referendumi” për trump, kanë votuar 54 milionë amerikanë para datës zyrtare
02/11 22:47
Top News- Vetëm 20 vjeçe/ Kush ishte pilotja e avionit që u rrëzua në Florida e la pas 9 viktima
02/11 22:30
Top Channel/ Irani hap negociatat me SHBA, bie nafta. Reagojnë menjëherë tregjet
02/11 19:57
Top News – Vuçiç bleu votat / 51 euro për çdo mbështetës, po sërish nuk fitoi
02/11 18:20
Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16