Amerikanët u drejtohen sot kutive të votimit në zgjedhjet e mesit të mandatit, të cilat do të përcaktojnë kontrollin e Kongresit dhe mund t’ua ndryshojnë rrjedhën dy vjetëve të mbetur të presidencës së Donald Trumpit. Mbi 50 milionë amerikanë kanë votuar tashmë para ditës së zgjedhjeve, ndërsa miliona të tjerë pritet të votojnë gjatë së martës. Zgjedhjet zhvillohen në një kohë kur presidenti Trump përballet me pakënaqësi për koston e lartë të jetesës, politikat tregtare dhe luftën me Iranin. Sipas BBC-së, sondazhet e fundit e vendosin mbështetjen për Trumpin në rreth 30 për qind, ndërsa disa gara që dikur konsideroheshin të sigurta për republikanët, janë bërë më konkurruese. Edhe pse Trump nuk është vetë kandidat, rezultati do të përcaktojë nëse republikanët do ta ruajnë kontrollin e Kongresit apo demokratët do të fitojnë mundësi më të mëdha për ta kundërshtuar agjendën e tij.