Top News – ‘President i përjetshëm’/ Bashar al Assad nis mandatin e katërt 7-vjeçar
17/07/2021 17:15

Lideri i hershëm i Sirisë, Bashar al-Assad është betuar si president për të nisur mandatin e katërt shtatë vjeçar në Siri. Kjo vjen pas zgjedhjeve të muajit maj që nga opozita u cilësuan si të manipuluara. Assadi më 17 korrik u bëri thirrje sirianëve të kthehen në atdheun e tyre dhe i falenderoi personat që votuan për të. “Ju vërtetuat me vetëdijen tuaj dhe lidhjen atdhetare që njerëzit nuk bëjnë kompromis me vendosmërinë e tyre për të mbrojtur të drejtat e tyre, pa marrë parasysh truqet e kolonialistëve”, tha ai. Bazuar në rezultatet zyrtare të kundërshtuara, Assadi fitoi 95.1 për qind të votave në zgjedhjet e 26 majit, që u mbajtën në pjesën e shtetit të kontrolluar nga qeveria. Siria është e kapluar nga një luftë civile që nga viti 2011 dhe gati gjysma e popullsisë të para luftës është zhvendosur ose ka ikur jashtë vendit. Gati gjysmë milionë njerëz janë vrarë dhe dhjetëra mijëra janë të zhdukur. Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara, 80 për qind e popullatës jeton në varfëri. Inflacioni është I pandalshëm dhe valuta zyrtare e shtetit është duke pësuar rënie të thellë. Edhe pse luftimet janë pakësuar në muajt e fundit, rreth 40 për qind të vendit mbetet jashtë kontrollit qeveritar. Forca të huaja dhe forcat e mbështetura nga jashtë janë aktivë brenda kufijve të Sirisë. Qeveria e Assadit është e mbështetur nga Rusia dhe Irani, të dy këto shtete që kanë dërguar forca ushtarake dhe ndihma të tjera për të gjatë konfliktit. Assadi ka udhëhequr Sirinë nga viti 2000, pas vdekjes së babait të tij që e mori pushtetin përmes një grushteti në vitin 1970.

Top Channel/ “Do të ketë gjak”, Irani kërcënon Trumpi shënjestrohet në posterat e Teheranit
04/11 00:11
Top Channel/ Asnjë energji më shumë 127 miliardë euro shpenzime shtesë! Von der Leyen nge alarmin
04/11 00:09
Top Channel/ “Dridhuni, hajdutë e kriminelë!”, Magyar emëron prokurorin e ri në Hungari
04/11 00:07
Top Channel/ “Nuk kanë më nevojë për paratë tona”, Trump njofton ndërprerjen e ndihmës për Izraelin
04/11 00:06
Top Channel/ A po afrohet fundi i luftës? Melania Trump mbledh rusët dhe ukrainasit
03/11 23:58
Top Channel/ Pse u lejua treni me defekt të vazhdonte?! Tragjedia me 69 viktima tronditi Spanjën
03/11 23:57
Rusia dhe Ukraian takohen me 10 nentor, Merz: Nuk e braktisim Kievin
03/11 23:45
Alarme për bombë në 7 avionë, panik në qiejt e Europës
03/11 23:24
Top News-Votoi në 4 zgjedhje federale pa qenë shtetas amerikan, arrestohet në New Jersey italiani
03/11 23:00
Top News- BE vendos objektivat për anëtarësimin, Shqipëria “merr datën”, vlerësohen reformat
03/11 21:56
Top News – Trump rikthen çështjen e Groenlandës. ‘Europa na bëri dhuratën më të madhe ndonjëherë’
03/11 21:00
Top News – Trump konfirmon sulmet ndaj Iranit. Teherani paralajmëron – E kemi gishtin në këmbëz!
03/11 20:00
Top Channel/ Trump drejt humbjes?! Merr vendimin drastik ditën e zgjedhjeve
03/11 19:34
Top News – Polonia, trupa në kufi me Rusinë /‘Incident shqetësues’, frikë për ndërhyrje të armatosur
03/11 15:18
Top News – Trump do thyejë ‘tabunë’ bërthamore/Sulm bërthamor mbi Iran, paralajmëron agjenti i CIA-s
03/11 15:15
Top News – Përplasen me njëri tjetrin helikopterët / Aksident në lartësi, do uleshin në Everest
03/11 15:07
Top News – Alarm i kuq në aeroportet evropiane / Kërcënime me bombë në katër avionë, masa emergjente
03/11 14:56
Top Channel/ BE “ndez” motorët për Malin e Zi? Marrëveshja e anëtarësimit në qershor 2027!
03/11 14:45
Top News – ‘Ne do ta vrasim Trumpin’ / Teherani mbushet me postera e banderola kërcënuese
03/11 14:09
Top News – Rusia, bombardime me valë…31 të vrarë në fshatin ukrainas, goditi vendstrehimin
03/11 14:03