Top News – ‘Pandemia e të pavaksinuarve’/ SHBA, rriten infektimet mes të paimunizuarve
17/07/2021 14:03

Drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara tha se shpërthimi i COVID-19 në SHBA po shndërrohet në “pandeminë e të pavaksinuarve”. Dr. Rochelle Ëalensky i bëri këto komente gjatë informimit në Shtëpinë e Bardhë, teksa disa shtete amerikane kanë rekomanduar qytetarët që të vendosin maskat sërish, për shkak të shqetësimeve për rritjen e rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19. Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në SHBA gjatë javës së kaluar është rritur për 70 për qind, ndërkaq numri i vdekjeve është rritur për 26 për qind. Ëalensky tha se pothuajse të gjitha hospitalizimet dhe rastet e vdekjeve janë në mesin e personave të pavaksinuar. Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden pret që numri i rasteve të rritet gjatë javëve në vazhdim në komunitetet ku niveli i vaksinimit është i ulët. Për shkak të rritjes së rasteve, zyrtarët shëndetësorë në qytetin e Las Vegasit u kanë rekomanduar qytetarëve që të mbajnë maska në ambiente të mbyllura edhe nëse janë të vaksinuar. Edhe në zonën e San Franciskos, zyrtarët kanë rekomanduar për mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura. Rekomandimet për mbajtjen e maskave vijnë në kohën kur fushata e vaksinimit në SHBA është ngadalësuar, edhe pse 68 për qind e të rriturve në nivel vendi kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, kanë thënë autoritetet. Ndërkaq, Rusia ka regjistruar shifra rekorde të të vdekurve më 16 korrik, ku autoritetet thanë se kana vdekur 799 persona. Zyrtarët rusë thonë se varianti Delta i koronavirusit ka shkaktuar këtë valë të re të pandemisë, por Rusia po ashtu ka një nivel të ulët të vaksinimit krahasuar me shtetet perëndimore. Rreth 19.5 për e popullatës ruse prej 146 milionë banorësh ka marrë të paktën një dozë të vaksinës. Në Seul të Koresë së Jugut, për të 11 ditë me radhë janë regjistruar mbi 1.000 raste me COVID-19, duke detyruar zyrtarët që të ashpërsojnë masat kundër pandemisë në mbarë vendin. Në Tokio të Japonisë një person doli pozitiv me COVID-19 në fshatin olimpik, thanë organizatorët e Lojërave Olimpike Tokio 2020. Ky rast ka rritur shqetësimet lidhur me infektimet që mund të ndodhin gjatë Olimpiadës, që do të nis javën e ardhshme.

Top Channel/ “Do të ketë gjak”, Irani kërcënon Trumpi shënjestrohet në posterat e Teheranit
04/11 00:11
Top Channel/ Asnjë energji më shumë 127 miliardë euro shpenzime shtesë! Von der Leyen nge alarmin
04/11 00:09
Top Channel/ “Dridhuni, hajdutë e kriminelë!”, Magyar emëron prokurorin e ri në Hungari
04/11 00:07
Top Channel/ “Nuk kanë më nevojë për paratë tona”, Trump njofton ndërprerjen e ndihmës për Izraelin
04/11 00:06
Top Channel/ A po afrohet fundi i luftës? Melania Trump mbledh rusët dhe ukrainasit
03/11 23:58
Top Channel/ Pse u lejua treni me defekt të vazhdonte?! Tragjedia me 69 viktima tronditi Spanjën
03/11 23:57
Rusia dhe Ukraian takohen me 10 nentor, Merz: Nuk e braktisim Kievin
03/11 23:45
Alarme për bombë në 7 avionë, panik në qiejt e Europës
03/11 23:24
Top News-Votoi në 4 zgjedhje federale pa qenë shtetas amerikan, arrestohet në New Jersey italiani
03/11 23:00
Top News- BE vendos objektivat për anëtarësimin, Shqipëria “merr datën”, vlerësohen reformat
03/11 21:56
Top News – Trump rikthen çështjen e Groenlandës. ‘Europa na bëri dhuratën më të madhe ndonjëherë’
03/11 21:00
Top News – Trump konfirmon sulmet ndaj Iranit. Teherani paralajmëron – E kemi gishtin në këmbëz!
03/11 20:00
Top Channel/ Trump drejt humbjes?! Merr vendimin drastik ditën e zgjedhjeve
03/11 19:34
Top News – Polonia, trupa në kufi me Rusinë /‘Incident shqetësues’, frikë për ndërhyrje të armatosur
03/11 15:18
Top News – Trump do thyejë ‘tabunë’ bërthamore/Sulm bërthamor mbi Iran, paralajmëron agjenti i CIA-s
03/11 15:15
Top News – Përplasen me njëri tjetrin helikopterët / Aksident në lartësi, do uleshin në Everest
03/11 15:07
Top News – Alarm i kuq në aeroportet evropiane / Kërcënime me bombë në katër avionë, masa emergjente
03/11 14:56
Top Channel/ BE “ndez” motorët për Malin e Zi? Marrëveshja e anëtarësimit në qershor 2027!
03/11 14:45
Top News – ‘Ne do ta vrasim Trumpin’ / Teherani mbushet me postera e banderola kërcënuese
03/11 14:09
Top News – Rusia, bombardime me valë…31 të vrarë në fshatin ukrainas, goditi vendstrehimin
03/11 14:03