Në Kuvendin e Kosovës, partitë politike luajnë aktet e fundit për të shmangur zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Bisedimet mes palëve deri më tani nuk kanë prodhuar një emër të dakordësuar për president të ri të vendit, teksa Vetëvendosje propozoi mbrëmjen e së hënës emrat e dy aktivisteve të shoqërisë civile. Nga opozita emrin e parë e ka propozuar Lidhja Demokratike e Kosovës, që ka propozuar Vjosa Osmanin për një mandat të dytë në krye të shtetit. Në rast se palët nuk arrijnë marrëveshjen për të zgjedhur Presidentin e ri, Kuvendi i Kosovës do të shpërndahet dhe brenda 45 ditësh vendi do të shkojë, që do të ishin të katërtat në harkun kohor të 15 muajve.