Presidenti i Zvicrës Guy Parmelin garantoi që nuk ka në plan të largojë ushtarët nga Kosova dhe se numri i tyre, nga 215 që është aktualisht nuk do të reduktohet së paku në tre vjet. ‘KFOR-i mbetet i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin. Ky është qëndrimi i Zvicrës. Këshilli Federal i Zvicrës i ka paraqitur kërkesë parlamentit zviceran që ushtarët të shërbejnë në Kosovë deri në vitin 2019.’