Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Jovan Viqentijevic, i dyshuar për sulmin e 29 nëntorit në kanalin e Ibër Lepencit në Varagë të Zubin Potokut. Avokati I të dyshuarit, tha për mediet se Jovan Viqentijevic, ka treguar për lëvizjet e tij në atë ditë, dhe se nuk ka lidhje me sulmin terrorist në Zubin Potok.