Top News – Mesazhi i fundit i Armando Beqirajt/ Dëshmia e bashkëshortes islandeze për vrasjen
12/05/2021 22:36

Poranna Helga Gunnarsdottir, gruaja e Armando Beqirajt, i cili u ekzekutua muaj më parë në Islandë, është shprehur për mediat vendase se autoritetet kanë dështuar me punën e tyre. Poranna kërkon që procedurat e policisë të rishikohen dhe mbikëqyrja e kriminelëve të shtohet. Në rrëfimin e saj për mediat, ajo ka bërë me dije edhe bisedën e fundit që ka pasur me bashkëshortin, para se ai të vritej në pragun e shtëpisë. “Unë i dërgova Armandos një mesazh për të nxjerrë tharësen dhe ai më dërgoi: Po, pa stres. Unë jam me mikun tim dhe do të jem në shtëpi për pak! Mirë, shihemi së shpejti! Dhe pastaj, vetëm njëzet minuta më vonë, kur zbres nga shtëpia e shoh të shtrirë para derës”- tha bashkëshortja e Beqirajt, teksa përshkruan një nga momentet më të frikshme të jetës së saj. Rasti ka prekur shumë familjen, ndërsa ishin vëllai i Poranna dhe shoku i tij, të cilët jetojnë në katin përdhes të shtëpisë, ata që shkuan të parët pranë kufomës. “Dëgjuam diçka. Vëllai im dhe shoku i tij thanë thjeshtë: Çfarë ishte kjo? Dolëm jashtë po nuk pamë asgjë. Tre ambulanca mbërritën brenda pak minutash dhe Armando u mor me vete në njërën prej tyre. Hetuesit mbërritën pak më vonë. Isha në pritje për një kohë të gjatë. Në fund u informova nga oficeri i policisë se Armando ishte i vdekur,“-tregoi ajo. Në asnjë moment ajo nuk e pranon se e priste vrasjen e tij, duke bërë me dije se kohët e fundit i shoqi qëndronte më shumë se zakonisht në celular. Ndërsa shton se jeton çdo ditë me misterin për jetën që bënte bashkëshorti i saj.

Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48