“Institucionet e Republikës dhe rendi kushtetues janë ruajtur dhe është shmangur një shkelje e rëndë e Kushtetutës”, kështu e ka cilësuar Partia Demokratike e Kosovës (PDK) përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit. Sipas PDK-së, përpjekjet për të imponuar një proces të njëanshëm dhe jashtë kornizës kushtetuese kanë dështuar. Përmes një postimi në adresën zyrtare në FaceBook, PDK, e konsideron se përgjegjësia kryesore për krizën politike bie mbi pushtetin aktual, të cilin e akuzon për krijimin e krizave të njëpasnjëshme politike, keqqeverisje dhe probleme ekonomike.