Top News – Kushtetuesja rrëzon padinë e Gjuzit/ Prova të pamjaftueshme për zgjedhjet lokale 2019
14/05/2021 18:19

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e parë për shfuqizimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Ka qenë Partia Konservatore e drejtuar nga Kujtim Gjuzi, ajo e cila megjithëse mori pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit i ka cilësuar këto zgjedhje të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Trupa gjykuese ka vendosur të mos e kalojë çështjen për shqyrtim, duke argumentuar se ky subjekt politik nuk e ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si dhe nuk ka paraqitur prova të mjaftueshme për të mbështetur interesin e saj në këtë kërkesë. Mbledhja e Gjyqtarëve vlerësoi se partia e Kujtim Gjuzit nuk legjitimohet, pasi nuk provon interesin e saj të drejtpërdrejtë në kuptim të normave dhe standardeve kushtetuese. Kujtojmë se zgjedhjet lokale të 2019 u zhvilluan në atmosferën e një ngërçi politik pasi në 31 nga 61 bashki gjithsej , kandidatët për kryetar bashkie garuan pa kundërshtarë. Në muajin shkurt të 2019 Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, u tërhoq nga kuvendi dhe vendosi të mosmarrë pjesë në zgjedhje deri në dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe formimin e një qeverie teknike. Në 10 qershor Presidenti Meta nxorri dekretin përmes të cilit anulonte zgjedhjet. Ky dekret është sot një ndër argumentat e grupit parlamentar të Partisë Socialiste për të shkarkuar presidentin Meta nga detyra. Ndërkohë tërheqja nga kuvendi dhe moskandidimi në zgjedhjet lokale të 2019 është pranua publikisht nga dy partitë opozitare si një gabim që rezultoi në disfatën e 25 Prillit.

Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48