Top News – ‘Kthe drogën ose do të vras vëllanë’/ Telefonata e baronit dhe zhdukja e Jan Prengës
17/07/2021 14:23

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe për dëbimin e shqiptarëve ilegalë apo të dënuar, mediat britanike vijojnë t'i kushtojnë vëmendje kriminelëve shqiptarë në angli. Prestigjiozja Daily Mail, i ka kushtuar një shkrim të gjatë dhe ekskluziv, rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës. Kujtojmë se Prenga u rrëmbye në Kamëz dhe dyshohet se u vra në zonën e Shijakut, edhe pse trupi i tij nuk është gjetur ende. E gjitha lidhet me pazaret e drogës së vëllezërve të tij, për një sasi rekord kokaine, 260 kg. Në janarin e vitit të shkuar, sipërmarrësi shqiptar Ndrek Prengën mori një telefonatë të papritur biznesi. Personi që po telefononte ishte një baron droge, drejtuesi i një karteli famëkeq shqiptar, i quajtur Dritan Rexhepi. Ai po e merrte nga 6000 milje larg, nga një burg në Ekuador. Rexhepi i tha Prengës se duhej të kthenin kokainën që kishte vjedhur, përndryshe vëllai i tij që kishin rrëmbyer në rrugët e Shqipërisë, do vritej. Bëhët fjalë pikërisht për ngarkesën e dhjetorit të vitit 2019, një ngarkesë që mbërriti në Britani nga portet e Ekuadorit. Brenda saj kishte një sasi prej 260 kg kokainë me një vlerë prej 20 milionë sterlina. Sipas dokumenteve të para nga Daily Mail, Veri Prenga dhe dy bashkëpunëtorë të tij u punësuan nga ndërmjetës britanikë dhe iranianë për të marrë drogën në port. Ata e morën drogën, por këtu ndodhi kthesa katastrofike. Korrierët shqiptarë ndoshta u bënë lakmitarë kur panë ngarkesën në kontenier. Cilido të ishte motivi, Veri Prenga dhe bashkëpunëtorët e tij nuk e dorëzuan drogën dhe e morën për vete. Mosdorëzimi i ngarkesës së drogës solli edhe vrasjen pa lënë as gjurmë dhe as trupin e viktimës në vendngjarjë.

Top News – Rama: Zgjatet orari i shkollës. ‘Konsultime për kufizimin e rrjeteve sociale për fëmijët’
30/10 21:10
Top News – Bilanci i protestave të dhunshme. Demo: U lënduan 347 persona, autorët para ligjit
30/10 20:10
Top Channel/ Bllokohet Lotaria Amerikane, Gjykata e Apelit në SHBA pezullon regjistrimet
30/10 19:55
Top Channel/ Protesta për Arlinda Zekajn, përplasje me policinë në Prishtinë e Pejë
30/10 19:52
Top Channel/ Shqiptarët votojnë më 9 maj, Begaj dekreton datën e zgjedhjeve lokale
30/10 19:48
Top Channel/ Avokatët i japin fund bojkotit, Haxhia: 250 mln lekë gjoba, ndjekim rrugën ligjore
30/10 19:46
Top Channel/ Rama zbulon masat për fëmijët: Shkollë deri në 17:00. Kufizim rrjeteve sociale
30/10 19:45
Top Channel/ Zyrtarë e biznesmenë! Kush janë 31 të pandehurit e dosjes “Balluku” (EMRAT)
30/10 19:43
Top News – Merr fund bojkoti i avokatëve. Haxhia- Nga e hëna rikthehemi në gjyqe
30/10 18:56
Top Channel/ Lufta kundër kancerit të gjirit/ Ngjyra rozë ‘pushton’ pallatin e sportit në Durrës
30/10 18:44
Top Channel/ Rama: Bonusin e bebeve do ta transformojmë në një mbështetje të përmuajshme
30/10 18:07
Top Channel/’Rrjetet sociale kanë stimuluar një vetmi të natyrës së rrezikshme’,Rama: Kam mesazhe…
30/10 18:06
Top Channel/ ‘Ata fëmijë kanë nevojë për ndihmë’, Rama flet për dhunën në protestë: Ti kthejmë…
30/10 18:01
Top Channel/ Protestat në Tiranë, ministri i Brendshëm dhe drejtori i policisë konferencë për shtyp
30/10 16:44
Top Channel/ Hita thirrje Prokurorisë dhe Gjykatës: Përgjegjësit për dhunën të përballen me ligjin
30/10 16:41
Top Channel/ Hita apel prindërve: Kujdes me fëmijët dhe shmangni personat e dhunshëm pranë…
30/10 16:24
Top Channel/ ‘Përgjegjësi penale për organizatorët’, Demo: Nëse ka dhunë ndaj biznesit apo…
30/10 16:23
Top Channel/ Demo konferencë për shtyp:Garantojmë të drejtën për të protestuar, 269 të mitur janë…
30/10 16:16
Top News – Presidenti Bajram Begaj dekreton datën. Zgjedhjet vendore do të mbahen në datën 9 maj
30/10 15:40
Top Channel/ Papa Leoni XIV pret ipeshkvijtë. Përfaqësuesit e Kishës Katolike paraqesin sfidat
30/10 15:39